Administratat ilegale në Asociacion
Prishtinë, 7 shtator - Administratës ilegale, që vazhdon të funksionojë e papenguar tash e 15 vjet në komunat veriore, dhe administratës legale, e dalë nga zgjedhjet e fundit komunale, do tu shtohet edhe një administratë e fuqishme e me kompetenca të gjera.
Qeveria e Kosovës,që me gjithë mbajtjen e zgjedhjeve, nuk ia doli ti japë fund veprimtarisë së administratave ilegale në katër komunat veriore, tani këtë synon ta bëjë përmes Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot Koha Ditore.
Me marrëveshjen e 25 gushtit parashihet që Asociacioni të ketë një administratë të udhëhequr nga shefi i administratës, i cili emërohet nga dhe i raporton bordit, që do të ndihmojë punën e Bashkësisë/Asociacionit posaçërisht të Bordit dhe të presidentit.
Por, nuk dihet sa do të jetë numri i këtyre punonjësve dhe nëse ish-ilegalëve do tu bëhet vend në këtë asociacion.
/Koha Ditore/