17 Janar 2025

Administrata për shokë dhe familjar

Prishtinë, 9 qershor - Vetëm gjatë muajit të fundit dy ministra kosovarë janë “zënë me pelë për dore” duke i punësuar këshilltarët e tyre politikë në administratën shtetërore.

Përzgjedhja e stafit politik në pozita të shërbyesve civilë është në kundërshtim me kërkesat e BE-së. Opozita fajëson Qeverinë se e ka bërë administratën “degë të partisë”.

Ndonëse Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kërkuar që në administratën publike të Kosovës të dominojë konkurrenca e vlerës dhe jo nepotizmi dhe militantizmi partiak, duket se ky mesazh ka hasur në vesh të shurdhër.

Madje drejtuesit e dikastereve në Qeverinë e Kosovës për “inat të BE-së”, në vijimësi e kanë shfrytëzuar administratën publike si sektor rehabilitues për bashkëpartiakët.

Pothuajse nuk ka ministër në Qeveri të Kosovës për të cilin nuk është raportuar se si i ka punësuar në poste të ndryshme në administratën shtetërore, këshilltarët e tij politikë, kushërinjtë, dostat e akrabatë, ndërsa shpalljet dhe përfilljet e konkurseve publike janë vetëm për “sy e faqe”, shkruan “Zëri”.

Rastet kur personat politikë “konvertohen” në zyrtarë shtetërorë, përkatësisht përfitojnë pozita të larta në administratën shtetërore deri më tash janë raportuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme, por edhe në dikasteret e tjera, Ministrinë e punëve të Brendshme, në Ministrinë e Infrastrukturës etj.

Opozita e fajëson Qeverinë se duke punësuar vetëm të afërmit dhe militantët partiakë e kanë bërë administratën “degë të partisë”.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)