Administrata në Lipjan ofron shërbime pa ndalesë për qytetarët
Prishtinë, 22 Shtator - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Imri Ahmeti, Kryetar i Komunën së Lipjanit, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të komunës dhe qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.
Ministri Krasniqi dhe Kryetari Ahmeti, kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.
Gjithashtu, kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, siç janë: asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, projekti për rregullimin e hapësirave publike dhe rregullimi i shtratit të Lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.