22 Janar 2025

Abrashi: Qeveria është e vendosur të shkojë deri në fund të mandatit

Prishtinë, 16 tetor - Për zhvillimet më të fundit në Prishtinë foli në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” Arban Abrashi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës njëherësh edhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Abrashi u shpreh se kauza politike e opozitës nuk po gjen hapësirë te qytetarët dhe kjo sipas tij, është parë në dy protestat e fundit të tyre.

"Opozita ka bërë ftesa në dy raste për protesta, por në të dyja rastet ka pasur një dështim të plotë. Kauza e tyre politike nuk po gjen hapësirë të qytetarët. Gjithashtu edhe një numër brenda këtyre partive kanë shfaqur rezerva ndaj formave që këta i kanë përdorur."

Ai tha se opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, “por kjo është e papranueshme”.

"Ata po tentojnë të shtyjnë vendin drejt zgjedhje të reja, por kjo është e papranueshme sepse ne nuk biem pre e shantazheve të një numri të vogël deputetësh, pasi kemi punë të mëdha për të bërë deri në fund të mandatit", ka theksuar ai.

Arban Abrashi shtoi se Qeveria është e vendosur të shkojë përpara dhe synimi i saj është që deri në fund të mandatit të përfundojë të gjitha çështjet e hapura me Serbinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)