23 Janar 2025

Abrashi përkrahë talenten e Down Syndrom

Prishtinë, 24 qershor - Ministri Abrashi priti në takim Medina Surdullin, kampione e notit, nga komuniteti i prekur me Down Syndrome, e shoqëruar nga përfaqësues të Shoqatës Down Syndrom Kosova.

Ne takim u diskutuan arritjet e Medinës në fusha të ndryshme si dhe pjesëmarrja në garat Evropiane në not të parapara të mbahen në nëntor 2015, në Lozano të Italisë.

Abrashi shprehi kënaqësinë për sukseset e Medinës dhe për punën e ekipit organizativ, duke premtuar përkrahje për pjesëmarrjen e saj në këtë garë, si formë e mbështetjes të grupeve të cenuara nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Në shenjë falënderimi për mikpritjen që bëri Ministri Abrashi me kabinetin e tij, Medina  dhuroi nga një bluzë dhe kartolina punuar nga fëmijët e prekur me Sindromin Down. të qytetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)