Abrashi do të prezantojë të punën e ministrisë së tij
Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot organizon konferencën përmbyllëse me gazetarë për vitin 2015.
Në këtë konferencë, ministri Abrashi do të prezantojë të arriturat dhe punën e ministrisë së tij këtë vit.
Pas konferencës, Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale ka paraparë një koktej për të pranishmit.