28 Dhjetor 2024

ABGJ këkon përfaqësim të barabartë 50% me rastin e zgjedhjeve parlamentare

Prishtinë, 15 janar - Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) e Republikës së Kosovës, u ka përkujtuar subjekteve politike, të cilat garojnë në fushatën elektorale për zgjedhje parlamentare Shkurt 2021, respektimin dhe zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore të Kosovës neni 6-të, pika (8-të)  për përfaqësim të barabartë gjinor në të gjitha organet legjislative me përfaqësim 50 % (përqind)  për secilën gjini.

Agjencia u përkujton subjekteve politike se një përfaqësim i barabartë gjinor në vendim-marrjen politike e legjislative të vendit është reflektim dhe zbatim i drejtpërdrejtë si dhe jetëson Kushtetutën e Kosovës sipas së cilës:  “Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të grave dhe burrave në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fushat të tjera të jetës shoqërore.”

Barazia gjinore, e reflektuar përmes pjesëmarrjes së barabartë 50% për secilën gjini është  vlerë themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Parimi i 50%  duhet të përshkojë listat zgjedhore për përfaqësim të barabartë duke respektuar masën afirmative, programet e partive politike me propozime konkrete për pjesëmarrje, përfaqësim dhe zhvillim të barabartë dhe cilësor mes gjinive, fuqizimin socio-ekonomik të grave, dhe nxitjen e pjesëmarrjes në votime të grave dhe burrave në Kosovë.

Po ashtu ABGJ rikujton se ne zbatim te LBGJ  ne përpikëri  50%  se ne momentin e formimit te Kuvendit kuota gjinore nuk zbatohet ne ato kandidate gra te cilat i kane siguruar votat e tyre, por nga kandidatja e pare grua ( brenda çdo partie politike)  e cila nuk ka vota te mjaftueshme,  ne mënyrë qe përbërja e Kuvendit te reflektoi përfaqësim prej 50%.

Për të arritur barazinë e vërtetë gjinore dhe për të gëzuar të drejta të plota njerëzore, ndryshimet duhet të jenë konkrete, të shpejta, vendimtare, të dukshme dhe gjithëpërfshirëse, prandaj duhet të kontribuojnë të gjithë që të shënojmë progresin që na detyron korniza ligjore e Kosovës dhe ardhmja Evropiane të cilën synojmë.

Parimi i përfaqësimit të barabartë prej 50 % për secilën gjini po ashtu duhet te reflektohet edhe në trupat mbikëqyrëse të zgjedhjeve - Komisionet Komunale Zgjedhore dhe Këshillat e vendvotimit.

Gjithashtu subjektet politike duhet të angazhohen plotësisht në sigurimi dhe përkrahjen financiare të fushatës së kandidateve gra në mënyrë të barabartë sikurse dhe për kandidatët burra, në përputhje me Ligjin për Barazi Gjinore, Ligjin për Financimin e Partive Politike dhe Ligjin Për Zgjedhjet në Republikën e Kosovës.

Agjencia për Barazi Gjinore ju përkujton subjekteve politike që gjatë fushatës elektorale në gjuhën e përdorur në takime me elektoratin, programet dhe premtimet elektorale, materialet promovuese të subjekteve politike të evitojnë gjuhën seksiste, të dhunshme, dhe stereotipet gjinore.

Agjencia për Barazi Gjinore ju bën thirrje mediave që të ofrojnë hapësirë të barabartë për  gratë kandidate që të shpalosin programin e tyre.

Paraqitja mediale është e rëndësisë së veçantë në fushatë zgjedhor, sidomos tani në situate pandemie kur mundësia e qasjes ndaj elektoratit mbështetet kryesisht në prezantim mediatik . Hapësira mediale duhet të jetë e qasshme dhe transparente për të gjithë kandidatët pa dallim gjinie.

Ndërtimi i një shoqërie me vlera demokratike që punon për harmoninë shoqërore përmes promovimit të vlerave dhe parimeve të barazisë gjinore, i kontribuon paqes dhe mund të arrihet vetëm përmes konsensusit, dialogut, respektit për diversitetin e mendimit, përkatësisë ideologjike, gjinore, etnike e kulturore, respektimt të të drejtave dhe lirive të individit.

Po ashtu, rikujtojmë se bazuar në Ligjin për Barazi Gjinore – 2015, Neni 5 pika 2, thekson se: Çdo dispozitë, e cila është në kundërshtim me parimin e trajtimit të barabartë sipas këtij Ligji shfuqizohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)