19 Janar 2025

AAK: Votimi në kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë, 4 prill - Meqenëse sot ka pasur një varg kërkesash nga mediat, për të dhënë një qëndrim rreth betimit të Hashim Thaçit për president dhe veprimeve që do të ndërmerrte AAK në ditën e betimit të tij, AAK lëshon këtë komunikatë për media.

AAK e ka kundërshtuar votimin e e Hashim Thaçit president, me veprime të njohura që në ditën e votimit të tij, janë shoqëruar edhe me kundërshtim mjaft të ashpër në Kuvend, por edhe me protesta në rrugë.

Ne konsiderojmë se Hashim Thaçi nuk e përmbush kriterin kryesor për president i vendit, që wshtw tw qenit faktor i unitetit.

Ne poashtu konsiderojmë së edhe votimi i tij, është bërë edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe besojmë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejt.

Për sa i përket një veprimi të përbashkët opozitar në ditën e betimit të Presidentit, deri me tash nuk pasur një diskutim apo vendim për këtë çështje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)