20 Janar 2025

AAK: Votimi i Thaçit lajm i keq për vendin

Prishtinë, 26 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se votimi i sotëm i të ashtuquajturit Hashim Thaçi-president, është lajmi më e keq që ka mundur t’i vijë Kosovës në një ditë si kjo.

\"Hashim Thaçi, ka bërë gabime të rënda në raport me interesat shtetërore të Kosovës, është identifkuar si njëri prej shkaktarëve të gjendjës së rëndë dhe krizës së thellë politike, ka nënshkruar një marrëveshje për kufirin që është agresion mbi territorin e Kosovës, ka sponsorizuar dhe negociuar një marrëveshje për Asociacionin që është agresion mbi rendin kushtetues të vendit,  dhe si tillë ai jo vetëm se nuk mund ta përfaqësjë unitetin e popullit, por duhet të vihet para përgjegjësisë politike e penale\", thekson VV.

AAK, si parti politike, si pjesë e Opozitës së Bashkuar dhe e frontit qytetar civil, do të vazhdojë që, krahas kundërshtimit të Qeverisë aktuale antikushtetuese, ta kundërshtojë me vendosmëri edhe të ashtuquajturin president të votuar sot.

\"Ne i bëjmë thirrje gjithë popullit të Kosovës, votuesve të përgjegjshëm të të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe gjithë njerëzve vullnet mirë, të mos dekurajohen, por të jenë pjesë e një fronti gjithpopullor kundër  këtij pushteti kundërkushtetues, e të pa moral.\"

\"Vullneti qytetar nuk do të mund të përmbyset nga asnjë klikë politike e pushtetit\", thekson AAK. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)