06 Maj 2024

AAK: Viti 2013 duhet të bëhet vit i sundimit të Ligjit

Prishtinë, 24 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Burim Ramadani, në konferencën e fundvitit theksoi sot se AAK po synon që të merr përgjegjësitë e veta në qeverisje, qoftë edhe pas zgjedhjeve. 

Ai tha se në përmbyllje të vitit 2012, AAK vlerëson se agjenda e institucioneve të Kosovës nuk është prirë nga Sundimi i Ligjit.

Përparimi në fushën e Sundimit të Ligjit, sipas Ramadanit direkt lidhet edhe me përparimin e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.

Por ai ka thënë së gjatë këtij viti lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka pasur përparim të dukshëm dhe si e tillë mbetet edhe më tutje një domosdoshmëri.

Kosova gjatë vitit 2012 është përballur me skandale në të gjitha nivelet, që prej aferave të korrupsionit e deri te arratisja nga drejtësia.
 
Ramadani, deklaroi se po shpaloset plani në fusha të ndryshme për qeverisje në mënyrë që e gjithë kjo të mos mbetet siç tha ai, në letër por të konkretizohen në detyra që ka vendi.

“Besoj se elementet janë krejt të qarta, ne po prezantojmë një vizion tonin për qeverisje dhe nuk ka asnjë lloj lidhje me qeverisjen aktuale, vizioni ynë, ky është një vizion i AAK , prandaj ju mund ta përshkruani si të doni por ky është vizioni i Aleancës për qeverisjen Haradinaj”, tha Ramadani.

Ramadani tha se AAK po synon të merr përgjegjësitë e veta në qeverisje, qoftë edhe pas zgjedhjeve. Ai po ashtu konsideroi se Kosova nuk ka shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit.

“Gjatë këtij viti lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka pasur përparim të dukshëm dhe si e tillë mbetet edhe më tutje një domosdoshmëri. Kosova gjatë vitit 2012 është përballur me skandale në të gjitha nivelet, që prej aferave të korrupsionit e deri te arratisja nga drejtësia.\"

\"Në të njëjtën kohë, as gjatë këtij viti nuk është arritur të kthehet sundimi i ligjit në komunat në veri të Kosovës”, tha Ramadani.

Sipas Ramadanit, vendi po hyn në vitin e ri me një mori detyrash për të vënë sundimin e ligjit në prioritetin kryesor qeverisës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)