27 Prill 2024

AAK: Viti 2011 me një mori dështimesh për Kosovën

Prishtinë, 27 dhjetor - Sekretari i Përgjithshëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, në një konferencë për media lidhur me situaten e sigurisë në vend gjatë vitit 2011 ka vlerësuar se ky vit shënon një mori dështimesh, duke filluar nga çështja e veriut, politizimi i sektorit të sigurisë, pamundësia e lëvizjes së lirë në tërë territorin e vendit, strukturat ilegale të sigurisë, korrupsioni, krimi i organizuar etj.

Sa i përket veriut, përveç përgjigjes fillestare ndaj Kushtetutës (si tentativë në ditën e 25 korrikut), sipas tij asnjë veprim tjetër nuk ka pasur dhe rrjedhimisht është pa sukses.

Për këtë parti, dështim tjetër i vitit 2011 është politizimi i sektorit të sigurisë, sidomos në Policinë e Kosovës, me ndryshimet e shpeshta të menaxhmentit të lartë dhe emërimet pa konkurs.

“Siguria publike është përkeqësuar. Nuk ka pasur zvogëlim të vjedhjeve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, prostitucionit, dhunës nëpër shkolla, drogave nëpër shkolla, aksidenteve në komunikacion, armë-mbajtjet pa leje etj”, ka vlerësuar Ramadani.

Ndërkaq, sipas kësaj partie, derisa të gjitha Ministritë e kësaj Qeverie dhe të gjitha ndërmarrjet publike janë nën hetim, kjo ilustron në mënyrën më të mirë nivelim e korrupsionit në Kosovë.

“Farsat politike me krijimin e Task Forcës kundër Korrupsionit, e krijuar nga Qeveria në vitin 2010, nuk ka ndryshuar gjendjen në Kosovë dhe si e tillë mbetet vetëm farsë politike”, vlerëson partia opozitare, AAK.

Dështim për këtë Aleancën mbesin edhe buxheti për sektorin e sigurisë, strukturat ilegale të sigurisë, kërcënimet globale dhe rajonale të sigurisë.

Duke marrë parasysh gjendjen në vitin 2011, AAK rekomandon që vitin 2012 të bëhet rishikimi i sektorit të sigurisë, dhe rrjedhimisht reformimi i institucioneve të sigurisë, të rritet buxheti për sektorin e sigurisë, sidomos në pajisjet teknike, si helikopterë etj, të bëhet PAKO e reformës në trekëndëshin Polici-Prokurori-Gjykatë.
 
Rekomandime shtesë për vitin 2012:
 

    Të bëhet Rishikimi i Sektorit të Sigurisë, dhe rrjedhimisht reformimi i institucioneve të sigurisë. 

    Të rritet buxheti për sektorin e sigurisë, sidomos në pajisjet teknike, si helikopterë etj. 

    Të obligohen të gjitha Ministritë që në planifikimet strategjike të kenë të përfshirë segmentin e sigurisë. (ushqimi, shëndetësia, emergjencat, strehimoret, etj.). 

    Të bëhet PAKO e reformës në trekëndëshin Polici-Prokurori-Gjykatë. 

    Në hartimin e dokumenteve strategjike me rëndësi për sigurinë e vendit, Qeveria t’i përfshijë shoqërinë civile, ekspertë dhe partitë politike.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)