AAK: Vendi ka nevojë për front të përbashkët për zgjidhjen e krizës
Prishtinë, 18 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar kriza politike që ka përfshirë Kosovën, asnjëherë nuk ka qenë më e thellë se sa sot.
AAK konsideron se shumë nga politikanët, intelektualët, opinionistët, gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm, por edhe partnerët ndërkkombëtarë, po përpiqen të jenë pjesë e zgjidhjes, qoftë me ide, qoftë me veprime konkrete.
\"Do të duhej që pjesë e zgjidhjes të bëhën edhe ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, e jo të provojnë që ta thellojnë atë akoma më shumë, me shpresë se vetë do të jenë të kursyer.\"
\"Idetë që të krijohen do farë komisionesh që do ta intepretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize\", thekson AAK.
Prandaj sipas AAK-së të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk do të duhej të ndërmerrnin veprime që e rëndojnë situatën, por që janë në funksion të zgjidhjes së krizës politike që e ka përfshirë vendin.
AAK do të jetë e përkushtuar të japë gjithçka nga vetja, që vendi ta kapërcejë këtë krizë!