AAK ua uron 9 Majin - Ditën e Evropës
Prishtinë, 9 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ua uron të gjithë qytetarëve të Kosovës 9 Majin Ditën e Evropës. Bashkimi Evropian mbete synim i yni dhe shoqëria kosovare me të drejtë kërkon integrim të shpejt në BE.
AAK konsideron se Kosova si pasojë e keqqeverisjes së deritanishme është ende larg objektivave që të jetë pjesë e familjes së madhe të Bashkimit Evropian, kurse qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë pa të drejtën e lëvizjes dhe të qarkullimit të barabartë me evropianët tjerë.
Në Ditën e Evropës, AAK vlerëson se është momenti që Kosova të udhëhiqet nga një qeverisje me politika të duhura, të cilat vendin dhe qytetarin tonë do ta bënin shumë shpejtë pjesë të BE-së dhe qytetarë të dinjitetshëm të kësaj familjeje të madhe shtetesh të Evropës.
Besojmë fuqishëm se një qeverisje mbi platformën Drejtim i Ri të AAK-së, do ta dërgoj vendin drejt integrimit të shpejtë dhe të plotë në institucionet dhe mekanizmat e BE-së.