AAK: Thaçi, përgjegjësi i shkeljes së Kushtetutës
Prishtinë, 29 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me keqardhje vlerëson se nuk ka qenë befasues konfirmimi nga Gjykata Kushtetuese se është shkelur Kushteteuta e Republikës së Kosovës, në senacën parlamentare të 22 shkurtit të këtij viti, gjatë prosedurës së zgjedhjes së Presidentit të vendit.
AAK e përshendet vendimin e drejtë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, në mbrojtje të dokumentit më të lartë juridik të shtetit.
AAK konsideron se përgjegjësi kryesor për situatën e krijuar drejt shkeljes së aktit më të lartë juridik të vendit, është z. Hashim Thaçi, i cili përmes presioneve dhe insinuatave ndaj deputetëve, krijoi klimë degraduese mbi Kuvendin dhe institucionet tjera të vendit.
AAK konsideron se Kosova dhe imazhi i saj në botë, fatkeqësisht po vazhdojënë të dëmtohen, gjithnjë e më shumë, për shkak të politikave për interesa të ngushta dhe personale të përgjegjësit kryesor të këtyre zhvillimeve, Hashim Thaçit.
AAK fton në rivendosjen e shpejtë të kushtetutshmërisë në vend dhe kërkon respektimin e plotë të saj në të gjitha veprimet tjera në ndërtimin dhe udhëheqjen e institucioneve.