22 Janar 2025

AAK tërhiqet nga dialogu

Prishtinë, 3 dhjetor - AAK-ja ka vendosur që të mos e mbështesë më dialogun me Serbinë. Ka paralajmëruar edhe tërheqjen nga ekipi dialogues kosovar.

Ky subjekt politik që drejtohet nga Ramush Haradinaj, ndonëse në opozitë, gjatë gjithë mandatit të shkuar qeveritar e kishte mbështetur procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Madje nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, kishte pranuar të ishte koordinator i ekipit kosovar. Tash ai pritet të tërhiqet.

“Aleanca do të jetë opozitë dhe nuk merr pjesë në bisedime”, ka thënë të martën deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, kur është pyetur për Shalën.

“Në Parlament ekzistojnë votat e mjaftueshme në këtë konstelacion politik dhe është në përgjegjësi të tyre dialogu, por edhe të gjitha proceset e tjera”, ka shtuar ajo, në një prononcim për “Kohën Ditore”.

Qeveria e drejtuar nga PDK-ja ka drejtuar procesin dialogues me Serbinë. Ajo nuk kishte shumicën e kualifikuar në Kuvend, pra dy të tretat e të gjithë deputetëve, të nevojshme për të ratifikuar marrëveshjet që mbërriheshin. Por edhe me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar PDK-ja arriti ta siguronte mbështetjen për dialogun edhe nga partia tjetër opozitare, LDK-ja.

/Koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)