18 Janar 2025

AAK: Takimi midis dy qeverive, për qëllime propagandistike

Prishtinë, 11 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se paralajmërimi i takimit të përbashkët midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverinë së Republikës së  Shqipërisë i gjason më shumë dekorit propagandistik dhe simbolikës, sesa bashkëpunimit të mirëfilltë.

Këto lloj takimesh sipas AAK-se po shfrytëzohen për të mbuluar mospunën dhe ngecjet serioze në bashkëpunim sektorial midis dy vendeve.

Kosova dhe Shqipëria duhet të rrisin bashkëpunimin ekonomik, arsimor, kulturor etj., dhe ky bashkëpunim duhet të sjellë rezultate konkrete dhe të prekshme.

AAK i fton të dy qeveritë që të flasin me parametra sektorialë, në mënyrë që të mos na përsëriten krizat e të kaluarës, siç ishin barrierat e importit të cimentos apo të eksportit të patates.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)