AAK: Sulmi në ndërtesën e Kuvendit akti kriminal
"Sulmi në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, është një sulm mbi shtetin dhe mbi demokracinë, është një sulm mbi të gjithë qytetarët e Kosovës."
"Kushdo që qëndron prapa këtij shpërthimi apo sulmi, cfarëdo që të jetë ai, është kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj\", thekson AAK.
Aleanca për Ardhmërinë Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit që të bëjnë krejt cka është në dorën e tyre, që të kapën autorët e tij dhe të nxirren para drejtësisë.