AAK: Sulmet ndaj Blerim Kuçit, insinuata anakronike dhe shpifje tendencioze
Prishtinë, 27 shkurt - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh shqetësim për insinuatat anakronike, të dëmshme dhe plotësisht të pavërteta për një personalitet kombëtar, siç është Blerim Kuçi.
Aleanca vlerëson se nxitja e debateve të tilla, e sponzorizuar nga njerëz që duan ti largojnë mëkatet nga vetja, është fyese dhe e dëmshme.
Aleanca është e befasuar se si mund të ndodh në vazhdimësi që, njerëzit që dikur i kanë shërbyer vendit, ta fusin veten në situata të tilla.
Aleanca i rikujton gjithë opinionit publik, kudo, që familja Kuçi me gjenerata i ka shërbyer vendit dhe kombit dhe njëjtë ka vepruar edhe Blerim Kuçi, si një patriot dhe luftëtar i lirisë.
Aleanca mburret që në radhët e veta ka një njeri të tillë.