AAK shpreson se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër
Prishtinë, 12 nëntor - Dy partnerët e koalicionit, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, sapo të kthehen nga Gjermania, të premten, do ti japin fund dilemave nëse do të ketë ndryshim të marrëveshjes dhe nëse kreu i AAK-së do tia dorëzojë postin e kryeministrit liderit të LDK-së.
Megjithatë, në AAK vazhdojnë të besojnë se nuk do të ketë prishje të marrëveshjes së arritur më 10 qershor dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, ashtu sikurse është dominuar nga Blloku.
Madje, zyrtarë të AAK-së janë të bindur se lideri i tyre nuk do ti bindet kërkesës së LDK-së që të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe atë tia falë partnerit të koalicionit, LDK-së.
/zeri/