19 Janar 2025

AAK shpreh keqardhje për vendimin e Kadajt-Bujupi

Prishtinë, 24 mars- Vendimi i sotëm i Donika Kadaj-Bujupi, që të mos jetë më pjesë e AAK-së, është vendim që i përketë vetëm asaj dhe asryeve të saj. 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për këtë vendim të Zonjës Kadaj-Bujupi, dhe asaj i shpreh mirënjohje për kontributin e deritashëm në AAK dhe në Kuvendin e Kosovës, si deputete e AAK-së, duke i dëshiruar suksese në rrugëtimin dhe në zgjedhjen e saj.

AAK, vazhdon të jetë parti e parimeve demokratike dhe e vendimeve të forumeve të veta.

Poashtu AAK është e ndërgjegjshme për situatën tejet sensitive në vend, dhe si rrjedhojë shumë e kujdesshme në veprimet që merr,  deri në arritjen e objektivit kryesor, që është ndryshimi që duhet të ndodhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)