01 Maj 2025

AAK shpreh keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO

Prishtinë, 9 nëntor - AAK shpreh keqardhje për mospranimin e Kosovës në UNESCO. Kosova e ka merituar plotësisht që të jetë anëtare e kësaj organizate, por votimi i sotëm shpjegon se sa e komplikuar është rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në këtë organizatë por edhe në vetë Kombet e Bashkuara.

Për fatin e keq koncesionet qe i ka bërë Kosova në raport me vendet fqinje duke përfshirë këtu edhe dy marrëvedshjet e fundit me Serbine dhe Malin e Zi, nuk ishin të mjaftueshme që Serbia të mos e zhvillojë një fushatë të eger kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Sidoqoftë, kjo në asnje situatë nuk bën të na dekurajojë nga përkushtimi dhe vendosmëria jonë që anëtarsëimin në UNESCO, OKB dhe organizata të tjera, ta synojmë me çdo kusht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)