AAK: Shpërthimi në KEK ka pikëlluar të gjithë qytetarët
Prishtinë, 6 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të vdekurve kurse të të lënduarve u dëshiron shërim sa më të shpejtë.
Me këtë rast nuk mund të mos e përmendim se ka vite që Aleanca po kërkon që të vazhdohet me investime të reja në energjetikë sepse Kosova A tashmë disa vite ka përfunduar jetëgjatësinë e punës.
Vonesat në investime në ndërtimin e Kosova C për shtatë vite kanë bërë që kapacitetet aktuale kanë shkuar përtej limiteve duke provuar që artificialisht të prodhohet energji dhe rrjedhimisht të shkaktohen havari dhe aksidente të këtij lloji.
Insistojmë që përgjegjësit për këtë aksident tragjik duhet të dalin para drejtësisë.