18 Janar 2025

AAK: Serbia duhet të ndalet dhe Qeveria të shkojë në shtëpi

Prishtinë, 9 qershor - Paralajmërimi se sot do të nis ndërtimi i 300 shtëpive për serbët në Zveçan, projekt ky i financuar nga Qeveria e Serbisë, është përpjekje për kolonizimin e tretë të Kosovës. Serbia nuk mund të realizojë asnjë projekt as modhor as të vogël në territorin e Kosovës!

\"Qeveria e Kosovës e ka për obligim kushtetues ta mbrojë vendin nga ndërhyrjet e jashtme, siç është edhe ky i sotmi, ose nëse nuk ka fuqi ta bëjë një gjë të tillë, ajo duhet që urgjentisht të tërhiqet nga deyra, të cilën s’po mund ta realizojë.
Asnjë qeveri nuk mund ta shndërrojë Serbinë në hisedar të Kosovës, dhe mosreagimi i qeverisë dhe institucioneve të tjera të Republikës së Kosovës, është i barabart me tradhëti kombëtare. Aq më tepër vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd, në një situatë të tillë, kur Serbia nuk e përfill as shtetin as Qeverinë e Prishtinës, s’ka më asnjë kuptim\", thuhet në komunikatën e AAK-së.

Sipas AAK-së, ndërtimi i 300 shtëpive për serbët nga Qeveria e Sërbisë dhe në territorin e Kosovës, nuk mund të konsiderohet ndryshe përpos si shkelje e sovraniteit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Edhe deputëtët e Kuvendit të Kosovës, është mirë ta rikthejnë edhe një herë betimin e dhënë dhe të mos mblidhen në seanca ku diskutohen çështje krejt ordinere, sikur Kosova është në normalitet.
Kjo që po ndodh sot në Zveçan, është rikthim klasik i Serbisë në Kosovë!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)