AAK-së në Vushtrri pritet ti bashkohen 150 të rinj
Vushtrri, 2 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ( AAK), ka bërë me dije se nesër ( e premte) kësaj partie do ti bashkohen 150 të rinj nga Komuna e Vushtrrisë.
Vala e aderimeve të reja në AAK, nuk ka të ndalur. Pak ditë më parë në Prizren aderuan 60 të rinj. Poashtu vala e aderimeve të reja e ka përfshirë edhe Rahovecin ku vetëm në një fshat, në Dobidol, AAK-së, iu bashkuan 30 anëtarë të rinj. Nesër AAK-së do ti bashkohen edhe 150 anëtarë të rinj në Vushtrri. Si vazhdim i trendit të rritjes dhe zhvillimit të subjektit, dega e AAK-së në Vushtrri organizon tubim me simpatizantë në lokalin Verona në Vushtrri me ç\'rast kryetari Ramush Haradinaj do të jetë prezent dhe do t\'iu dhurojë librezën e AAK-së rreth 150 aderuesve të rinj, thuhet në një njoftim të AAK-së në Vushtrri. Aderimet individuale ndërkaq janë të përditshme, është thënë në njoftimin e AAK-së.