AAK-së në Prishtinë iu bashkuan 10 ekspertë
Prishtinë, 6 gusht - Sot një një takim të veçantë në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari Ramush Haradinaj priti ekipin e ekspertëve të rinj, të fushave të ndryshme, të cilët zyrtarisht iu bashkuan AAK-së në kuadër të projektit për kryeqytetin Aleanca për Prishtinën.
Prezentimin e këtij grupi ekspertësh, me përvojë nga fusha të ndryshme dhe të edukuar në universitetet më me renome në Evropë e SHBA, para kryetarit Haradinaj e bëri kryetari i Aleancës për Prishtinën dhe kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Besnik Tahiri.
Tahiri ka thënë se vizionit fitues të Aleancës për Prishtinën, përditë e më shumë poi bashkohen njerëz me pedigre njohës të të gjitha sferava, duke filluar nga ato të zhvillimit ekonomik e deri te ekspertë të shumtë të arsimit, shëndetësisë etj.
Besnik Tahiri ka thënë se Aleanca për Prishtinën po bënë hapa të fuqishëm në rrugë të fitores në zgjedhjet e ardhshme, kurse dyert tona mbeten të hapura edhe për anëtarë e kuadro të tjerë të shumtë, të cilët përditë e më shumë po e gjejnë veten në kuadër të AAK-së.
Me këta njerëz dhe me besimin në rritje të qytetarit të Prishtinës, ne jemi të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do ta marrim udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, në mënyrë që tia kthejmë dinjitetin dhe respektin qytetarit dhe qytetit tonë, ka thënë Tahiri.
Kryetari Haradinaj, pas ii ka quajtur si vlerë me peshë për AAK-në kolegët e rinj që aderuan sot, i përgëzuar ata dhe ka thënë se AAK do të jetë një mundësi që secili të japë kontributin e tij në të mirë të vendit dhe qytetarit tonë.
Kryetari Haradinaj i ka komentuar si një farsë sondazhet e fundit dhe ka thënë se sa herë që kanë dalë prognozues të tillë të parakohshëm dhe tendenciozë, vota e qytetarit për AAK-në i ka demantuar ata.
Kryetari Haradinaj, si shembull për këtë i ka marrë zgjedhjet lokale të vitit 2009, në të cilat AAK mori 19 për qind të votave, ndërkohë që sondazhet tendencioze kishin parashikuar njëjtë si në këtë spekulimin e fundit.
AAK do të jetë fituesja më e madhe e zgjedhjeve të ardhshme lokale, ka thënë kryetari Haradinaj, duke potencuar si garancë për këtë besimin gjithnjë e më të madh dhe mbështetjen që AAK po e gjen përditë në terren, në mesin e qytetarëve të Kosovës.
Duke folur në emër të ekspertëve të ekspertëve të rinj që sot iu bashkuan AAK-së, Trim Musliu, ka thënë se platforme e kryetarit Besnik Tahiri dhe i Aleancës për Prishtinën dhe vizioni e lidershipi i pakontestueshëm i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, ishin arsyet që ne e gjetëm veten në kuadër të AAK-së.
Përmes AAK-së ne do ta ndryshojmë së bashku Prishtinën dhe kryeqytetit kosovar do tia kthejmë vlerën dhe dinjitetin e dikurshëm të cilin ia nëpërkëmbi dhe ia humbi qeverisja aktuale e Komunës së Prishtinës, ka thënë Musliu, i cili ka potencuar se garancë për këtë është edhe vetë lidershipi i vendosur dhe vizionar i kryetarit Ramush Haradinaj, i cili u dëshmua gjatë luftës për lirinë e Kosovës, pastaj në 100-ditëshin në krye të Qeverisë së Kosovës dhe në proceset e dinjiteteshme të dëshmimit të pastërtisë dhe vlerave të përpjekjeve tona për liri, në Tribunalin e Hagës.
Ekspertët që sot iu bashkuan AAK-së, janë: Besim Demi, magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akademia Diplomatike e Vjenës dhe UCL Londër; Aulona Mehmeti, Ekonomiste- Marrëdhënie Ndërkombëtare American University Uashington; Fidel Krasniqi, Magjistër i Telekomunikacionit Universiteti i Pitsburgut; Fitnete Bejta, Magjistër i Ekonomisë; Trim Musliu, Menaxhment- Informatike/ Producent; Granit Shasivari, Magjistër i Ekonomisë TCL Londër; Veton Osmani, Akademia e Arteve; Blerim Gashi, Politikolog; Ajhan Saraçi, Ekonomist; Bujar Gashi, Specialist i Mjekësisë Familjare.