AAK: Rroga e Nitaj në Aleancë është e drejtë e tij
Prishtinë, 22 korrik - E kemi pritur reagimin në emër të LDK-së, jo vetëm sepse Zoti Muharrem Nitaj e ka dekonspiruar deri në fund qëndrimin e z Mustafa dhe të Qeverisë, për zhvillimet e fundit në vend, por sepse LDK-ja ka kohë që flet përmes njërëzve më të gabueshëm të saj, të cilët nuk lanë njeri pa përlyer, pa sharë e pa ofenduar! Ka kohë që LDK-ja nuk është LDK-ja e dikurshme, sepse e kanë marrë në dorë të përlyerit e saj, që janë bërë si bisha të plagosura, dhe të kafshojnë kah munden për ta ruajtur një copë pushtet.
Nuk e dijmë nëse ata rrogtarllëkun e zotit Nitaj në AAK, do të mund ta mbulojnë me hajninë e tyre. Nuk e dijmë nëse me këso marifetesh do të mund ti mbulojnë gënjeshtrat dhe shpifjet, ndaj secilit që ka guxim, tu thotë se kush janë, apo të vërteten e z Nitaj, të cilën e di i madh e i vogël në Kosovë, do të munden ta mbulojnë me veprimet e tyre të shëmtuara politike.
Rroga e z Nitaj në Aleancë është e drejtë e tij dhe është transparente e ligjore, por a mund ta fshehin ata këtë Rrogën e tij, me krejt rrogat që i merrni, jo nga bindjet, por nga interesat!.
Keq që nuk u morën me çfarë ka thënë, përfaqësuesi legjitim i AAK-së, Muharrem Nitaj, për zhvillimet politike në vend, duke i parë ato si pikëpamjet politike të të gjithë neve në AAK, por u munduan të mbrohen me gjuhë rrugaçërie.
Mesazhi ynë i fundit për të gjithë ata është, boll e mashtruat popullin!