AAK reagon ashpër ndaj dëmtimit të posterëve dhe bilordeve
Prishtinë, 7 tetor - Partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dega në Istog reagon ashpër ndaj dëmtimit të posterëve dhe bilordeve në disa lokacione të qytetit të Istogut.
AAK dega në Istog denon ashpër këtë rast të shëmtuar dhe kërkon nga organet kompetente që të dalin në ndjekje të kryersve të këtij akti,ndërsa thërret përfaqsuesit e partive rivale të ndikojnë të partite e tyre që të respektojnë rregullat demokratike të fushates zgjedhore,sepse fitorja nuk arrihet përmes shqyerjeve të posterëve dhe bilbordeve.