11 Maj 2025

AAK: Qeveria të kujdeset për qytetarët tanë rrugëve të Evropës

Prishtinë, 24 janar - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është duke e përcjellë me vëmendje dhe shqetësim trendin e ikjeve të vazhdueshme, që po kthehet në eksod masiv të qytetarëve të Kosovës.

Këto zhvillime janë pasojë e gjendjes së pashpresë, që e ka sjellë qeverisja e keqe, e cila po e rritë papunësinë, po e thellon varfërinë dhe që po e kthen Kosovën në një vend të paperspektivë për të gjithë qytetarët.

Rasti i fundit, në të cilin u gjetën 48 qytetarë të Kosovës, duke kërkuar një jetë më të mirë rrugëve të Evropës, është pasqyra më e qartë e kësaj situate.

AAK kërkon nga qeveria, respektivisht nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Punëve të Brendshme, që urgjentisht të marrë masa dhe t’u dalë në ndihmë e të interesohet për shëndetin e tyre, dinjitetin dhe tretmanin nga autoritetet përkatëse të vendeve ku ata po mbahen.

AAK fton rininë e Kosovës që të qëndrojë në Kosovë dhe të jetë pjesë e ndryshimit të shpejtë të kësaj qeverisjeje. Qeverisja zhvillimore, për të cilën po punon AAK, garanton zhvillim ekonomik, sundim të ligjit, mirëqenie e perspektivë për të gjithë në vendin tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)