AAK: Qeveria problemet po i bartë nga istitucionët në rrugë
Prishtinë, 1 prill - Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar së dje, para dyerve të Kuvendit të Kosovës ushtrimi i dhunës ndaj qytetarëve të Kosovës dhe gazetarëve ka treguar qartë se durimi i qytetarëve të vendit ka humbur nga mungesa e një vizioni të qeverisë.
Donika Kadaj Bujupi deputete e AAK-së në Paralamentin e Kosovës ka thënë së politika e pakujdeshme, korrupsioni dhe krimi që e kanë thelluar tejmase gjendjen e rëndë sociale të qytetarëve, dje rezultoi me dhunë dhe pakënaqësi.
Këto veprime sipas znj. Bujupi, po e rrezikojnë stabilitetin e vendit dhe po tregojnë që kjo qeveri pa legjitimitet ka përshkallëzuar krizën institucionale, duke i ka nxjerrë problemet nga Parlamenti dhe Qeveria, në rrugë.
Po ashtu sipas saj shkelja e vazhdueshme e ligjeve dhe Kushtetutës nga vetë Qeveria, ka krijuar pakënaqësi sociale, fillimi i të cilave ishte dje.
Ajo ka vlërsuar se dje, po ashtu, për të satën herë, në forma të ndryshme u tentua të minimizohet problemi përmes ngulfatjes së mediave. Pushteti ushtroi dhunë ndaj tyre.
\"Pamjet e tilla dhe sjelljet e qeverisë dje në Kuvendin e Kosovës dëmtuan rëndë edhe një herë ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Po të njëjtën kohë, pamjet e dhunës ndaj qytetarëve dhe me theks të veçantë ndaj mediave, thelluan edhe më shumë dëmin që i është bërë Kosovës në vazhdimësi, në imazhin ndërkombëtar, nga Qeveria Thaçi\", ka theksuar Kadaj-Bujupi.
Si rrugëdalje nga e gjithë kjo, AAK fton për rikthim të plotë të rendit kushtetues në vend, respektim të dokumentit më të lartë juridik të Republikës së Kosovës, mosndërhyrje dhe jopresion mbi deputetët e zgjedhur, mbi organet e drejtësisë, mediat dhe sindikatat e punëtorëve.
Vetëm kështu i shëptojmë institucionet dhe demokracinë në vend, e rikthejmë imazhin e mirë të Republikës së Kosovës në botë dhe besimin e qytetarëve tanë në institucionet e vendit.