AAK: Qeveria po shkelë edhe mocionin e 20 janarit
Prishtinë, 26 janar - Deputeti i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Burim Ramadani gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka akuzuar Qeverinë se nuk po zbaton vendimet e Kuvendit.
Ai përmendi rastin e votimit të mocionit me 20 janar. Sipas Ramadanit është befasuese se as ky vendin që u votua edhe nga koalicioni qeveritar nuk po zbatohet në praktik.
Grupi Parlamentar i AAK-së insiston në zbatimin e vendimeve që merr Kuvendi i Kosovës. Si të tilla, vendimet e Kuvendit nuk janë këshilluese, por detyruese për Qeverinë e vendit. Prandaj, edhe sot ne si Aleancë shprehim pakënaqësinë tonë me vazhdimin e politikës së njëjtë të Qeverisë në raport me Kuvendin.
Pra, politikën e injorimit dhe zhvleftësimit të rëndësisë primare që ka Kuvendi në një Republikë si kjo e jona. Lëre që nuk respektoi mocionin e 7 dhjetorit, i cili u zhvlerësua, por kjo Qeveri nuk respekton as këtë mocionin e ri, që u votua nga deputetët e koalicionit qeveritar, ka thënë Ramadani.
Ai ka përmendur pikën 3 të mocionit për çështjen e raportimeve për mmbarrvatjen e dialogut me Beogradin.
Në pikën 3 të Mocionit të 20 janarit, thuhet shprehimisht se Qeveria obligohet ti raportojë Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe reciprocitetit Pra, Qeveria është dashur që menjëherë pas votimit të Mocionit, të kërkojë nga Kuvendi mbajtjen e një seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës: Raportimi i Qeverisë lidhur me mbarëvajtjen e procesit të dialogut dhe reciprocitetit. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka shenja se do të ndodh.
Pra, Qeveria as nuk na ka raportuar se çka po ndodh në këto bisedime, dhe as nuk e ka ndërmend të na raportojë, ka thënë mes tjerash Ramadani.