28 Dhjetor 2024

AAK: Qeveria po i diskriminon punëtorët

Prishtinë, 26 maj - Sot në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, u mbajt konferencë shtypi për mosaprovimin e deritashëm të Ligjit të Punës dhe implikimet e tij në mirëqenien sociale dhe përditshmërinë e jetës në Kosovë.
 
Nënkryetari i AAK-së dhe ish-ministri i MPMS, z. Ahmet Isufi dhe anëtarja e Kryesisë, dr. Fatmire Mulhaxha-Kollqaku, prezentuan qëndrimet e partisë rreth mosaprovimit të deritashëm të ligjit, kurse anëtari i Kryesisë dhe këshilltari i kryetarit Haradinaj, z. Besnik Tahiri, prezentoi implikimet e Ligjit për stafin civil në këtë çështje.
 
Në konferencë u tha se edhe një dekadë pas çlirimit, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të ballafaqohen me mungesën e Ligjit të Punës, dhe si pasojë e kësaj ata po diskriminohet dhe po vuajnë padrejtësi të shumta.
 
Kthimi disa herë me radhë i këtij ligji për rishqyrtim nga Parlamenti i Kosovës, nënkupton se sponsirimi i tij nga Qeveria ka qenë vetëm një farsë për blerje kohe dhe se kjo është bërë vetëm për propagandë zgjedhore.
 
Si pasojë e kësaj, sot, qindra shërbyes civilë po iu nënshtrohen presioneve të mëdha politike, deri në largime arbitrare dhe shkëputje të kontratës pa përfillur asnjë procedurë ligjore.
 
Gati tri vjet pas shpalljes së pavarësisë, në Republikën e Kosovës vazhdon amullia e njëjtë, punëtorit nuk i paguhet pushimi vjetor e as ai i lehonisë, nuk paguhet pushimi mjekësor, ndërsa përshkrimi i vendeve të punës nuk respektohet. Punëtori shfrytëzohet për shumë punë të tjera, pasi që në shumicën e rasteve nuk njihet institucioni i kontratës, u than ë konferencë.
 
AAK vlerësoi se Qeveria e Kosovës ka bërë një prapakthim, duke nxjerrë në Parlament një ligj i cili gruan kosovare e detyron ose të mos lind fëmijë fare ose të heqë dorë nga puna, sepse, me vetëm tre muaj pushim të lehonisë, është e pamundur të arrihet kjo.
 
AAK konsideron se shëndeti riprodhues dhe lindshmëria do të duhej të jenë prioritet kombëtar i Qeverisë së Kosovës, ashtu siç garantohet edhe me konventa ndërkombëtare, dhe jo të nxirren ligje që e pengojnë këtë dhe e diskriminojnë të drejtën e femrës së punësuar për të qenë nënë, u tha në konferencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)