AAK: Qeveria po e shkelë sovranitetin me votimet për zgjedhjet e Serbisë
Prishtinë, 24 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se votimet për zgjedhjet parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, janë të papranueshme.
Qëndrimi i intitucioneve të Republikës së Kosovës, për të lejuar që të votohet në Kosovë për zgjedhjet e një shteti tjetër sipas AAK-së është shkelje e rëndë e sovranitetit dhe të kushtetutës së vendit.
AAK konsideron se kjo është një goditje edhe për përpjekjet për integrimin e pakicës sërbe në institucionet e Kosovës.
\"Koncesionet që Qeveria e Kosovës po i bën Qeverisë së Serbisë, siç janë edhe votimet në Kosovë, për zgjedhjet e Serbisë, janë edhe kundër vetë interesit të popullatës serbe.\"
\"Ne me Serbinë jemi dy shtete të pavarura dhe çdo përpjekje për të ndërhyrë në sistemet e mbrendshëm të njëra-tjetrës, dëmtojnë edhe stabilitetin rajonal.\"
\"Qeveria e Prishtinës që e ka humbur legjitimitetin e saj dhe nuk mund të punojë më, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të Kosovës, thekson AAK.