28 Prill 2024

AAK: Qeveria nuk ka vullnet t’i zgjidhë problemet kryesore

Prishtinë, 29 dhjetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se viti politik 2011 nisi me 12 dhjetor të vitit 2010, me zgjedhjet më të këqija të organizuara ndonjëherë në Kosovë.

Si pasojë, në këtë vit sipas AAK-së jemi përballë me një demokraci të goditur të rëndë, me institucione qendrore pa legjimitetin e duhur, me një përplasje të çdoditshme në politikën kosovare, e cila nuk ka krijuar cilësinë aq shumë të duhur të kësaj politike në ballafaqimin me sprovat kryesore të Republikës së Kosovës dhe të shoqërisë kosovare.

AAK po ashtu ka vlerësuar se Qeveria e Kryeministrit Thaçi, e dalë nga këto zgjedhje me të meta të mëdha, nuk ka as dije, as guxim, as vullnet dhe as organizim t’i adresojë dhe t’i zgjidhë problemer kryesore të Kosovës.

"Veriu i Kosovës, raportet e padefinuara të Kosovës me Bashkimin Evropian, dialogu Prishtinë-Beograd i përgatitur dhe i menaxhuar keq, luftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, problemen të rritje ekonomike-sociale, mbi të gjitha zhgënjimi gjithnjë e më i madh i qytetarëve të Kosovës me politikën kosovare, janë çështjet që do t’i trashëgojmë në vitin 2012."

Në vitin e ardhshëm, poashtu, do të duhet të ndryshojmë Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjin Zgjedhor, dhe të hymë në procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikqyrur.

Janë këto sprova të mëdha që kërkojnë unitetin aktualisht të munguar në politikën kosovare.

Për AAK-në, viti 2011 ka qenë viti i parë që prej se ekziston, kur gjatë gjithë vitit ka munguar Ramush Haradinaj, krijuesi dhe lideri i saj.

Mungesa e tij është shprehur shumë në AAK, por gjithsesi, edhe në politikën kosovare. Kthimi i Ramush Haradinajt në Kosovë, në pranverën e vitit 2012, pas shpalljes së dytë të pafajësisë së tij në Tribunalin e Hagës, do të jetë ngjarje e madhe jo vetëm për Aleancën, por edhe për gjithë politikën dhe shoqërinë kosovare.

Kthimi i Ramush Haradinajt do të shënojë hapin e parë të procesit të kthimit kah e mbara të politikës kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)