19 Janar 2025

AAK: Qeveria jolegjitime ia jep edhe një goditje Kosovës

Prishtinë, 20 prill - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) vlerëson se njoftimet se në Bruksel është arritur marrëveshja për validitetin e letërnjoftimeve ilegale të lëshuara edhe nga strukturat paralele serbe të Kosovës, qoftë edhhe për një fazë, siç thuhet tranzicioni, është një lëshim tepër i rëndë i qeverisë së Kosovës.

Për më tepër, kjo sipas AAK-së është lëshuarje pe ndaj kërkesave gjithnjë e më agressive të palës serbe në bisedimet e Brukselit.

\"Njohja e këtyre dokumentave të jashtligjshme, paraqet edhe problem të sigurisë dhe është koncept krejtësisht i gabuar për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Republikës së Kosovës\", thekson AAK.

\"Prandaj kërkojmë nga qeveria e Kosovës ta sqarojë saktë se cfarë është diskutuar dhe për cfarë janë marrë vesh në bisedimet e djeshme në Bruksel.\"

\"Për më tepër kjo qeveri, pas marrëveshjes kundërkushtetuese për Asociacionin me Serbinë, nuk e ka legjitimitetin të bisedojë për kurrfaër çështjesh që lidhen me marrëdhëniet me Serbinë dhe ajo duhet që urgjentisht ta shfuqizojë marrëveshjen e bërë dje, me të cilin po i legjitmon edhe dokumentat ilegale të strukturave paralele të serbëve në Kosovë\", thekson AAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)