01 Maj 2024

AAK: Qeveria e Serbisë po i terrorizon shqiptarët e Preshevës

Prishtinë, 19 shtator - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcjellë indinjatën e thellë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Serbisë, sipas të cilit u dënuan me 116 vjet burg 11 shqiptarë të pafajshëm të Luginës së Preshevës, me pretekstin e shpifur “për krime të luftës”.

Ky është një akt i radhës të qeverisë së Beogradit, në kuadër të trysnisë së vazhdueshme dhe të terrorit sistematik që ajo e ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtrojë kundër popullsisë shqiptare që jeton në trojet e veta në Luginë të Preshevës.

AAK e konsideron këtë vendim krejtësisht politik, të padrejtë dhe në funksion të destabilizimit dhe ngritjes së tensioneve, aq më shumë tash në kohën kur flitet për nisjen e bisedimeve midis dy shteteve.

Ky vendim, Ii marrë sipas metodave të dikurshme të regjimit famëkeq të Millosheviqit, është një provokim i rëndë dhe i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë shqiptare në Luginë të Preshevës dhe e rëndon klimën dhe disponimin politik për angazhime në vendosjen e raporteve të mira dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve.

AAK fton mekanizmat kompetentë ndërkombëtarë që të ndërhyjnë sa më parë në shfuqizimin e këtij vendimi dhe në lirimin e 11 shqiptarëve të pafajshëm, në ndaljen e dhunës dhe të trysnisë shtetrore të Beogradit mbi shqiptarët e asaj ane, të cilët edhe sot po bijnë viktimë e politikës trashëguese të regjimit serb të shekullit të kaluar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)