AAK: Qeveria e Kosovës ka luksin më të madh në Evropë
Prishtinë, 19 nëntor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shprehë shqetësimin për raportin e progresit për Kosovën, ku vend të rëndësishëm zënë edhe problemet në administratën publike të Kosovës.
Qeveria e Kosovës është qeveria me luksin më të madh në Evropë në shtetin më të varfër të Evropës, thuhet në komunikatën për shtyp të AAK-së.
Numri i stërmadhuar i ministrive e me këtë edhe i qeverisë, luksi i madh për mbajtjen e saj me vetura e tjera dhe punësimet mbi baza politike partiake e grupore-klanore, janë karakteristikat e administratës së sotme ne Kosovë.
AAK vlerëson se politizimi i administratës po e degradon këtë segment si të gjitha strukturat tjera qeverisëse. Ndërsa, mungesa e vullnetit politik për reformat e domosdoshme në fushën e administratës, po e rëndon edhe më tej situatën.
Kjo qeveri dhe ky mentalitet qeverisës (duke filluar nga ajo e udhëhequr nga Bajram Rexhepi) dinë vetëm të mbushin shtetin me administratë - nevojë e pa nevojë - për të kënaqur apetitet politike partiake.
Në vitin 2007 qeveria e asaj kohe nxori një vendim për ndërprerje të punësimit në administratë dhe - nga rekomandimet e FMN - zvogëlimin e saj deri në 10 për qind në tri vitet vijuese. Qeveria që erdhi pastaj, sipas AAK, e bëri të kundërtën.
Po ju jap vetëm një shembull të absurdit të kësaj qeverie dhe kësaj administrate dinozaur që po e ha këtë popull dhe të cilës do tia kishin lakmi edhe vendet më totalitare: në burgjet korrektuese janë rreth 1300 të burgosur ndërsa janë të punësuar 1700 gardianë, pra shumë më tepër gardianë se të burgosur, theksohet në komunikatë,