AAK publikoi listën për Prishtinën
Prishtinë, 4 shtator - Aleanca për Prishtinën publikoi sot Listën e kandidatëve për Asamblenë komunale të Prishtinës, të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ftoi qytetarët që bashkërisht të nisin këtë rrugëtim për fitoren në kryeqytet.
Aleanca për Prishtinën publikoi sot listën kandiduese të përbërë nga 56 persona, e cila do të garojë në zgjedhjet e 3 nëntorit për asamblenë komunale të kryeqytetit.
Kjo listë përbëhet nga një kuadër shumë profesionist dhe që i bënë nder Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se ky ekip është më seriozi nga të gjitha partitë.
Ndërsa, kryetari i Aleancës për Prishtinës, Besnik Tahiri duke prezantuar programin e tij, tha se besimi i humbur i prishtinasve ndaj partive politike duhet të rikthehet.
Edhe partneri në këto zgjedhje, Lidhja Demokratike e Dardanisë, ka shprehur gatishmërinë e saj për një vizion dhe program të qartë në qeverisjen për Prishtinën dhe në interes të qytetarëve. Aleanca për Prishtinën i ka të themeluara 50 nëndegë të saj në kryeqytet.