AAK: Protesta e 26 Marsit do të jetë e qetë
Prishtinë, 22 mars - Kryesia e AAK-së dhe kryetarët e Degëve të kësaj partie, so të një takim të mbajtur në Prishtinë, pas dënimit të sulmeve terroriste në Bruksel, dhe ngushëllimeve për familjarët e viktimave dhe popullin e qeverinë Belge, ka diskutuar për aktualitetin politik, kjo në dritën e protestës së madhe të 26 Marsit, e cila do të mbahet në Prishtinë.
Strukturat drejtuese të kësaj partie, kanë vlerësuar se ka një disponim në rritje të anëtarësisë dhe të qytetarëve, për një pjesëmarrje sa më të madhe në protesten e 26 Marsit.
Është thënë poashtu se kjo protestë do të jetë e qetë dhe do të jetë një ndërmarrje e përbashkët e Frontit Opozitar.
Udhëheqja e AAK-së, në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj, se zgjidhja e vetme e krizës politike, janë zgjedhjet e jashtzakonshme.