AAK: Proces i qetë pa probleme të mëdha
Prishtinë, 8 qershor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka vlerësuar se gjatë procesit të votimit ka pasur disa parregullsi të vogla, siç janëvotimet familjare dhe paraqitja e posterëve e materialeve propagandues afër qendrave të votimeve. Megjithatë, thonë se këto nuk dëmtojnë procesin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
Kështu tha në një konferencë për media, zëdhënësi i këtij subjekti, Ilir Mustrezi.
Ai tha se AAK po përcjellë me vëmendje të veçantë gjitha zhvillimet në gjitha komunat e Kosovësdhe se fton gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë sa më shumë në këto zgjedhje.
AAK kërkon me theks të veçantë nga gjithë qytetarët e Kosovës të dalin dhe të ushtrojnë vullnetin e tyre, pra të dalin e të votojnë
Ka parregullsi të vogla që kanë të bëjë me votimet familjare, me posterë e material propagandistike afër qendrave të votimit dhe për gjitha këto të flasim pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë ai.
Po ashtu, ai tha se pas mbylljes së gjitha vendvotimeve, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të dal me konferenca tjera.