AAK pritet të qartësohet për koalicionimin me PDK
Prishtinë, 19 shtator - Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbledh kryesinë, derisa partia e Hashim Thaçit u mblodh dhe pati një mbledhje të nxehtë, partia e Ramush Haradinajt do të mblidhet të enjten.
Një anëtar i kësaj partie i ka thënë në kushte anonimiteti Epokës së Re se ka marrë ftesën për mbledhje në AAK-së,që do të mbahet të enjten pasdite, transmeton portali Indeksonline.
Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet për hyrjen e AAK-së në një koalicion me PDK-në.