27 Dhjetor 2024

AAK, prezanton Ligjin për Prishtinën

Prishtinë, 12 mars - Miratimi i Ligjit për Prishtinën është obligim Kushtetues dhe ligjor që përcaktohet në Nenin 13 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Miratimi i këtij ligji të veçantë parashihet edhe në pakon e Presidentit Ahtisaari, dokument ky që ka shërbyer si bazë e miratimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës pas pavarësimit të vendit.

Hartimi i Ligjit për Prishtinën ka filluar në vitin 2008, me ç’rast Qeveria e Kosovës ka miratuar të njëjtin, mirëpo deri më sot ky ligj nuk është proceduar për aprovim të mëtutjeshëm në Kuvendin e Kosovës, dhe nuk është vendosur në agjenden e legjislacionit për këtë vit.

Gjatë fushatës zgjedhore, Qeveria ka deklaruar se do të përkrahë miratimin e këtij ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, kurse Grupi Parlamentar i LDK-së pati deklaruar se do të kushtëzojë miratimin e Buxhetit për vitin 2010, me futjen e kostos së këtij ligji në buxhet, KJO NUK NDODHI. 

Çka parasheh Ligji për Prishtinën

Ligjit për Prishtinën, ndër të tjera, parasheh ndarjen e kryeqytetit në pesë distrikte administrative: Distrikti administrativ urban, Qendra; Distrikti administrativ urban – rural, Veriu; Distrikti administrativ urban – rural, Jugu; Distrikti administrativ urban – rural, Lindja; Distrikti administrativ urban – rural, Perëndimi. Kjo ndarj, përvec që i lehtëson në masë të madhe shërbimet komunale, po ashtu, e rritë pjesëmarrjen e qytetarëve në

vendimmarrje, pasi që themelimin e organeve të distrikteve, kryetari duhet ta bëjë në konsultim të ngushtë më banorët e kryeqytetit.

Me ligj, po ashtu, parashihet edhe Zona Metropolitane dhe elemente të tjera që e rrisin mirëqenien dhe funksionimin e kryeqendrës. Për më shumë, ligji i kryeqytetit i jep Prishtinës një grant shtesë në lartësinë jo më pak se 4% e grantit total të komunave për secilin vit fiskal, e që nënkupton mjete shtesë, përafërsisht rreth 8 milion euro.

Qendrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

AAK vlerëson së loja e deritanishme me Ligjin për Prishtinën vërteton se Qeveria aktuale është e papërgjegjshme, pasi që ka sabotuar dhe vazhdon ta sabotojë Prishtinën.

Qytetarët e Prishtinës kanë qenë të mashtruar nga koalicioni PDK-LDK, si para zgjedhjeve ashtu edhe tani (pesë muaj pas zgjedhjeve). 

AAK është e bindur se mungesa e Ligjit është duke iu shkaktuar qytetarëve të Prishtinës dëme të mëdha dhe, në të njëjtën kohë, pengesa të shumëllojshme në zhvillimin dhe avancimin e interesit publik.

Rekomandimet:

Për Qeverinë e Kosovës:

-          Procedimi i Ligjit për Prishtinën në Kuvend gjatë muajit prill, pasi që kostoja e këtij ligji duhet të hyjë në rishikimin buxhetor;

-          Grupi Punues për hartimin e Ligjit t’i bëjë amandamentimet e nevojshme;

-          Sigurimin e përkrahjes së deputetëve të koalicionit kundër Prishtinës (PDK-LDK)

Kuvendit të Republikës së Kosovës:

-          Vendosja e ligjit në agjendën legjislative për këtë vit, sic është premtuar;

-          Miratimin e këtij ligji gjatë muajit maj dhe inkorporimin e kostos së këtij ligji përmes rishikimit buxhetor.

Kryetarit të Komunës së Prishtinës:

-          Të ndikohet tek vendimmarrësit në Qeverinë e Kosovës (ministrat), ashtu edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës (deputetët);

-          Ndikimi te Presidenti i Republikës për ta shtyrë procedimin e ligjit nga Qeveria në Kuvend;

Ushtrimin e presionit demokratik (së bashku me shoqërinë civile dhe subjektet politike që e përkrahin këtë ligj) te institucionet relevante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)