AAK, Policisë: Mos rreni ma
Prishtinë, 14 maj - Aleanca për Ardhëmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj policisë, e cila ka thënë se në protesë kanë qenë vetëm 5 mijë qytetarë.
Kjo udhëheqja e Policisë së Kosovës, ka nevojë të shkojë edhe njëherë në shkollë fillore. Jo për tjetër, po nuk është shteg me na dëshmuar se dinë me numërua më shumë dhe 10.
Herën e kaluar, Bakia e nisi me 8 mijë, e tash e paska ulë kanarin hala.
\"Respekt për ata policë që sot ishin dinjitozë në protestë, po ju që merrni urdhra, i koritët edhe ata. Ne nuk dhamë numra, për të mos gabuar, po paskemi mundur me thanë se kanë qenë 300 mijë. Kjo do të ishte rrenë shumë më e vogël se ajo e policisë. Mos rreni ma!, thuhet në komunikatën e AAK-së.