19 Janar 2025

AAK përshëndetë vendimin e AP të NATO-s për statusin e vëzhguesit për Kosovën

Prishtinë, 6 prill - Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK–së përshendetë vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kosova të ketë statusin e vendit vëzhgues në këtë organizëm parlamentar të NATO-s.

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë i AAK–së, konsideron se ky lajm është një hap i rëndësishëm politik drejt integrimit të Kosovës në NATO.

Lajmi se Komiteti i Përgjithshëm votoi dje pozitivisht mbi kërkesën e Kosovës për status të vëzhguesit në NATO – Asamblenë Parlamentare, është inkurajues dhe i mirëpritur nga Kosova.

Tani e tutje Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Ky është një hap shumë rëndësishëm në integrimin e Kosovës në aleancën më të madhe të sigurisë kolektive në Evropë dhe botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)