AAK përshëndetë lirimin e Blerim Kuçi
Prishtinë, 5 maj - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e përshëndetë lirimin e Sekretarit Organizativ të partisë dhe Kryetarit të Komunës së Suharekës, Blerim Kuçi.
AAK e çmon lartë vendosmërinë e Kuçi në mbrojtjen e vlerave të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me bindjen se të gjithë pjesëtarët e saj janë të pafajshëm dhe kjo do të vërtetohet edhe nga drejtësia vendore e ndërkombëtare.
AAK falënderon të gjithë qytetarët e Suharekës dhe të mbarë vendit, strukturat e partisë dhe të gjithë anëtarët e simpatizantët për kurajën e vazhdueshme në mbështetje të Kuçi, gjatë gjithë këtyre ditëve të mungesës së padrejtë të tij në krye të përgjegjësive, në qeverisjen lokale dhe në udhëheqjen e AAK-së.
AAK dhe strukturat e partisë, ia urojnë lirimin e tij Kuçi, me bindjen se fuqishëm do ta vazhdojë punën dhe kontributin e tij aty ku e ndalën padrejtësisht, në udhëheqjen suksesshme të Komunës së Suharekës dhe në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejmë të Aleanës.