22 Janar 2025

AAK: Përkrahim kërkesat e arsyeshme të zjarrëfikësve

Prishtinë, 13 tetor - Departamenti i Sundimit të Ligjit në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (DSL i AAK-së) vlerëson se kushtet e punës së zjarrëfikësve në Kosovë janë të mjerueshme.

 Me rastin e paralajmërimit për të grevës së zjarrëfikësve të Kosovës, DSL i AAK-së përkrah kërkesat e arsyeshme të tyre.

 Njëkohësisht, zotohemi se me forminin e qeverisë së re do të punohet shumë që të përkrahet kjo kategori e emergjencave, si në aspektin e mirëqenies së tyre, edhe në aspektin e kushteve dhe pajisjeve për punë, të cilat janë të mjerueshme.

 Po ashtu, gjatë qeverisjes së re, ne do të zgjidhim çështjen e statusit të njësive të zjarrëfikësve shpëtues, që tash për tash është e mjegulluar në raportin midis MPB-së dhe Komunave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)