19 Janar 2025

AAK përjashton Dacin nga koalicioni

Prishtinë, 31 mars - Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se kjo parti ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet parlamentare, pas të cilave ka për synim ta qeverisë Kosovën. Isufi ka thënë se koalicioni me LDD-në e Nexhat Dacit ka qenë vetëm për zgjedhjet lokale.

Ai ka thënë se AAK-ja është e hapur për të gjithë ata që kanë vullnet për t’iu bashkuar vizitonit të tyre, duke bërë të qartë se AAK-ja nuk do të ndërrojë mendje sa i përket postit të kryeministrit.

Isufi është i bindur se kësaj here AAK-ja do të dalë forca e parë politike në mënyrë që ta udhëheqë qeverisjen në vend.

“Pretendojmë të jemi partia e parë politike në vend”, ka deklaruar Isufi, duke shtuar se AAK-ja do të jetë e hapur për koalicione paszgjedhore.

Nënkryetari i AAK-së ka vlerësuar se partitë politike e kanë filluar herët fushatën zgjedhore. Ai e ka kritikuar PDK-në që, sipas tij, nuk është duke përjashtuar asnjë mjet për të fituar mbështetjen e qytetarëve.

Isufi ka folur edhe për procesin e dialogut në Bruksel, ku partia e tij është pjesë e ekipit të Qeverisë së Kosovës në këtë proces. Ai ka thënë se mbështetja e procesit të dialogut mbase i ka kushtuar dhe do të mund t’i kushtojë AAK-së edhe me votë por, sipas tij, këtë veprim AAK-ja e ka bërë për interesa të shtetit të Kosovës.

“AAK-ja çdo veprim të saj e ka matur me interesat e Kosovës dhe do të vazhdojë ta masë me interesa të tilla, edhe nëse i kushton me votë”, ka thënë Isufi. /Epoka e Re/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)