15 Janar 2025

AAK: Përfaqësimi i serbëve është kategori kushtetuese

Prishtinë, 14 gusht - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një komuniktaë për media ka deklaruar se përfaqësimi i serbëve kosovarë (në rastin kontekst Lista Serbe) në Institucionet e Republikës së Kosovës është kategori kushtetuese, dhe në çdo kombinim ata duhet të jenë pjesë e institucioneve, sepse kështu e keni gatuar vetë.

"Kakarisjet e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi joformal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar, sepse nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum, madje kur seanca është konstituive, edhe në rast të kuorumit të plotë, nuk parashihet debati. Leni mbledhitë e kthejuni realitetit", thuhet në komunikatën e AAK-së.

"Ne po bëjmë të pamundurën që ta zhbllokojmë situatën e krijuar, duke krijuar parakushtet e realizimit të një të drejte kushtetuese, që është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, e që u pëlqeu apo jo deputetëve neokomunistë, ajo i përket grupimit më të madh politik në vend. Nuk e konsiderojmë se situata e krijuar mund të marrë zgjidhje, me fjalime propagandistike e kundërkushtetuese në një mbledhje pa kuorum të Kuvendit", thuhet në komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)