19 Janar 2025

AAK nuk hyn në Qeveri

Prishtinë, 17 dhjetor - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka përjashtuar çfarëdo mundësie që kjo parti nga fillimi i vitit të ardhshëm të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se AAK-ja gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës. ”Jemi duke i pritur zgjedhjet parlamentare, prandaj nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të koalicioneve.

Pra, nuk do të hyjmë në Qeveri”, ka deklaruar Isufi. Ndërsa duke iu referuar debatit për çështjen e vendeve të rezervuara për minoritetet, Isufi ka thënë se AAK-ja është kundër vazhdimit të rezervimit të këtyre vendeve në Kuvendin e Kosovës.

”Ky mandat ka kaluar dhe nuk ka asnjë që minoritetet të marrin mandate shtesë”, ka thënë Isufi për ”Epoka e re\'\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)