20 Janar 2025

AAK nominon Ramush Haradinajn për kryeministër

Prishtinë, 16 maj - Konventa Zgjedhore e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka nominuar kryetarin Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër të Republikes së Kosovës, me votë unanime të saj.

Sot në Prizren është mbledhur Kryesia dhe Konventa Zgjedhore AAK-së, me dy pika të rendit të ditës: votimin platformës Drejtim i Ri dhe nominimin e kandidaturës së kryetarit Ramush Haradinaj, për kryeministër të vendit, në zgjedhjet e ardhshme nacionale, të 8 Qershorit.

Me votë unanime të anëtarëve të anëtarëve të saj është miratuar platforma Drejtim i Ri dhe kandidatura e kryetarit Haradinaj për kryeministër të vendit.

Në fjalën e tij para anëtarëve të partisë dhe qytetarëve të shumtë të Prizrenit, i nominuari për kryeministër dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka falëndreuar të gjithë për besimin, duke thënë se ky besim për të udhëhequr me vendin është përgjegjësia më e madhe që i besohet, dhe për këtë do të jetë i përgjegjshëm ndaj këtij vullneti dhe qytetarëve të vendit.

\"Para nëntë viteve, kur m\'u ndërpre puna në krye të qeverisë së vendit, prej atëherë dhe gjatë gjithë kohës, edhe nga larg, kam bashkëndjerë me hallet e qyetarëve të mi. Edhe sot Kosova nuk është aspak në gjendje më të mirë dhe shkaku i kësaj keqqeverisjeje vendi ynë është ndër vendet më të izpluara në botë, kurse qeveria jonë është një ndër qeveritë më të korruptuara në botë, andaj vazhdimi i kësaj keqqeverisjeje është fatal për vendin\", ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se edhe modeli tjetër qeverisës,nga një subjekt tjetër që po ofrohet, është qeverisje e plakur dhe ky koncept u dëshmua si i dështuar.

Haradinaj ka ofruar si alternativën më të mirë platformën e Aleancës, Drejtim i Ri, vizionin dhe konceptin e saj, me plan të qartë implementimi, për mirëqenie, zhvillim dhe jetë më të dinjitetshme në Kosovë.

Nëntoka e Kosovës me tre bilionë pasuri thëngjilli, është e pashfrytëzuar, ndërkohë që keqqeverisja e deritashme e ka lënë qytetarin e Kosovës në mesin e më të varfërve në Evropë.

\"Ne do ta zhvillojmë vendin, ne do ta nxjerrim qytetarin tonë nga varfëria në të cilën e ka futur qeverisja e deritashme. Drejtim i Ri përmban planin për zhvillimin e shëndetësisë, bujqësisë, krijimin e agro-fondit, progresin në arsim, sport, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës. Ne do të jemi të përgjegjshëm për vendin dhe ndaj besimit të qytetarëve\", ka thënë i nominuari i konventës së sotme të AAK-së, për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)