28 Prill 2024

AAK nominon Naim Feratin për Kryetar të Ferizajt

Prishtinë, 30 mars - Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot shpalli kandidaturën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj që do të mbahen më 29 prill 2012. 

Në një konferencë për media në selinë qendrore të partisë, në Prishtinë, z. Blerim Shala theksoi se Naim Ferati duke qenë kandidat për kryetar të Ferizajit ka nderuar AAK-në dhe padyshim ofron një alternativë shumë e fuqishme për një qeverisje të mirë në Ferizaj.

Duke folur më tutje nënkryetari Shala shtoi se: ‘Naimi si kryetar i ardhshëm i Ferizajt do të bashkëqeverisë me qytetarin dhe vetëm për interesin e qytetarit’.

Në fjalën e tij para Këshillit Drejtues, Naim Ferati falenderoi Këshilli Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për besimin e tyre dhe njëherit shprehu kënaqësinë e tij që iu ka bashkangjitur partisë që udhëhiqet nga kryeministri më i sukseshëm, Ramush Haradinaj.

Duke folur para mediave në konferencën për media, Ferati theksoi se ‘ai si kryetar i ardhshëm i Ferizajt është plotësisht i përkushtuar që të shërbej vetëm për zhvillimin dhe avancimin e komunës së Ferizajt duke pasur në qendër të vëmendjes qytetarin’.

Tujte Ferati theksoi se ‘qeverisja lokale, respektivisht komuna, duke qenë njësia më e afërt e ofrimit të shërbimeve për qytetarët ai do të përqendrohet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në veçanti krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik lokal.

Naim Ferati, në ditën në vijim do të konsultohet me qytetarët e Ferizajt dhe me ekspertët vendor për të përpiluar një program që do të jetë udhrrëfyes për zhvillim e komunës.

Në këtë konferencë Ferati poashtu e bëri publik edhe njëherë kalimin e tij nga AKR-ja në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, duke pranuar njëkohësisht edhe detyrën në krye të degës deri në zgjedhjet e brendëshme të partisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)